Ora News - Këtë javë mbyllet rivlerësimi profesional i prokurorëve kandidatë për KLP e KED

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme përfundon në fundjavë rivlerësimi profesional për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi?.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve?.
?Në takim, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi dhe, më tej u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave e konkretisht deri më datë 29.09.2017, të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi? thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë, në njoftim mësohet se po vijon me intensitet puna për përfundimin e rivlerësimit profesional të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të drejtuesve lokalë të prokurorive në nivel Rrethi dhe Apeli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kete-jave-mbyllet-rivleresimi-profesional-i-prokuroreve-kandidate-per-klp-e-ked/