Spikeri Erion Zeqiraj, tregon si u njoh me te dashuren e tij volejbolliste

  • 4 years ago
Të ftuar në emisioni ?Rudina? ka qenë spikeri i njohur Erion Zeqiraj dhe partneria e tij Blerta Ligaj, ku vetëm së fundmi e kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Erionin dhe Blertën i ka lidhur pasioni që kanë për volejbollin. Përveç spikërimit, Erioni është edhe volejbollist me ekipin e Tirana Volejboll, ndërsa Blerta është pjesë e skuadrës së volejbollit ?Agroturizëm Huqi?.
Gjatë emisionit ata kanë rrëfyer ekskluzivisht si janë njohur. Erioni ka treguar se i ka pëlqyer shumë kur e ka parë duke u stërvitur dhe më pas e ka kërkuar në rrjetet sociale dhe i ka shkruar. Këtu nisi edhe historia e tyre e dashurisë.
Rudina Magjistari: Si jeni njohur ju të dy?
Erion Zeqiraj: Duke qenë të dy sportistë, jemi njohur në sport. Blerta bëntë stërvitje me skuadrën para ekipit tim dhe aty ishin shikimet e para. E pashë si vajzë të bukur dhe i gjeta emrin në fillim për ta kërkuar në rrjetet sociale dhe më pas i bëra folloë. Më e vështira është kur pret ta pranojë ftesën.
Unë i kontaktova përmes rrjeteve sociale dhe prita shumë kohë derisa erdhi një përgjigje. E kisha harruar fare që i kisha bërë folloë sepse kur ti nuk merr një reagim në fillim, thua ok jeta vazhdon.
Rudina Magjistari: Çfarë po ndodhte, pse nuk ja pranove menjëherë ftesën?
Blerta Ligaj: Po shikoja një ditë të gjithë ata që më kishin bërë ftesë edhe shoh që kisha edhe Erionin dhe shoh një foto me një shoqen time që e kishin hedhur në palestër dhe aty nisi gjithçka.

#ErionZeqiraj #BlertaLigaj #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.{

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended