• 4 years ago
Një javë pas dorëzimit në kuvend të ndryshimeve të bëra në kodin e ri zgjedhor, opozita parlamentare paralajmëron sërish votën kundër, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj.

Në emër të grupit demokrat dhe atij të pavarur, dy deputetët Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku i kërkuan Kryeministrit Rama një takim të dytë, duke ia bërë të qartë se nuk do të jenë fasadë në Parlament për dakordësinë e arritur në 5 Qershor nga Këshilli Politik.

Myslym Murrizi: ?Nëse në mënyrë të njëanshme nga Balla dhe Rama, do të tentojnë që të fusin këtë dakordësi në Parlament pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare, nuk do të votojmë asgjë pa u hapur listat?.

Edmond Stojku: ?Nuk kanë të drejtë të delegjitimojnë Parlamentin duke urdhëruar që ne vetëm të hyjmë dhe të votojmë atë paçavure. Mos guxoni të merrni nisma që do të rëndojnë mbi Parlamentin dhe opozitën, por edhe në të ardhmen e popullit shqiptar. Duam takim urgjent me Edi Ramën dhe Taulant Ballën?.

Kjo kërkesë e opozitës parlamentare vjen pas takimit që një grup përfaqësuesish të saj zhvilluan më 10 Qershor me Kryeministrin Rama. Ata kërkojnë hapjen e listave, vendosjen e pragut 5% si dhe ndalimin e koalicioneve.

Për votimin e Kodit Elektoral nevojiten 84 vota dhe mazhoranca është shprehur se nëse ato nuk arrihen në Kuvend, atëherë nuk përjashtohet mundësia e një kompromisi me opozitën parlamentare për të plotësuar ndonjë prej kërkesave të saj.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended