Kryeministri maqedonas Gjeorgjevski mbyll viziten ne Shqiperi - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Mjaft politikanëve në botë për shkak të impenjimeve të shumta ju ndodh të harrojnë se çfarë kanë për të bërë. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë me kryeministrin maqedonas Gjeorgjevski, i cili kishte premtuar që gjatë rrugës së kthimit do të inspektonte firmën Mavrovo, që ndërton aksin rrugor Librazhd ? Qukës.

I shoqëruar nga Ministri i Transportit Nako dhe një grup gazetarësh shqiptarë dhe maqedonas, Gjeorgjevski nuk ka ndaluar në asnjë pjesë të kësaj rruge, por ka vazhduar drejt pikës kufitare të Tushemishtit. Atje ai ka dalë nga makina për të përshëndetur Ministrin shqiptar të Transporteve, i cili ishte caktuar për ta përcjellë në protokollin zyrtar, duke u shprehur se kishte harruar të ndalonte për të parë rrugën dhe se do të kthehet njëherë tjetër.

Kryeministri Gjeorgjevski, kishte fjetur gjatë gjithë rrugës duke harruar kështu premtimin që i kishte bërë homologut shqiptar në Durrës, për të vëzhguar punimet e firmës maqedonase të rrugëve./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended