Top News - Ekspertët për Grenell/ Veprimet e tij ‘zgjuan’ Europën

  • 4 years ago
Bashkëpunëtori i përhershëm i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, Ivan Vejvoda, thotë se largimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga dialogu me Beogradin, nuk do të jetë pengesë për vazhdimin e tij.Vejvoda e artikuloi qartë se pas aktivitetit të përfaqësuesit special të Presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, BE-ja "u zgjua dhe u bë shumë më aktive"."Ajo që Ambasadori Grenell inkurajoi dhe ajo që po ndodh vërtet bëri që Europa të cohet nga gjumi dhe të vihet befas në lëvizje, duke pasur parasysh se organizoi takime në Bruksel dhe së shpejti do të ketë një në Paris, në të njëjtin format me atë të Berlinit, ku mikpritësit ishin kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron?, u shpreh ai. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse bashkëpunimi mes SHBA-së dhe BE-së për çështjen e Kosovës është i domosdoshëm, eksperti theksoi se duhet të jetë një iniciativë e përbashkët."Pa Shtetet e Bashkuara, kjo nuk do të jetë e mundur duke pasur parasysh rolin e saj gjatë 30 viteve të fundit në rajon," tha Vejvoda. Ai shtoi se SHBA, përmes ndikimit në institucionet financiare ndërkombëtare, mund të nxisë krijimin e një pakete të rëndësishme ekonomike dhe financiare që mund të ndihmojë kur të arrihet marrëveshja duke rritur zhvillimin në Serbi dhe Kosovë. Europa nga ana tjetër, mund të japë ndihmën e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grenell#TopChannel

Recommended