Kapet marihuana shqiptare ne Brindisi - (11 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Më shumë se një ton marihuanë është sekuestruar mbrëmë në portin e Brindizit. Sasia e madhe e drogës sipas policisë italiane vinte nga Shqipëria. Ka mundur të futet pa problem në traget kamioni ku ishte fsheur tonelata e marihuanës, por është zbuluar nga policia doganore dhe ajo portuale e Brindizit. Ndërkohë që është arrestuar shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk jepet për shkaqe hetimore.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e një rrjeti të mundshëm të mirë organizuar të trafikut të marihuanës. Kjo është sasia më e madhe e kësaj lënde narkotike që zbulohet dhe sekuestrohet nga policia italiane në një anije të ardhur nga Shqipëria. Vetëm pak muaj më parë, një sasi pothuajse e tillë marihuane e paketuar është zbuluar nga policia durrsake në një anije shqiptare në momentet e fundit para nisjes drejt Italisë./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/