Sa i sigurte eshte uji qe shperndahet me autobote (6 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Këto javë 3 lagjet e Tiranës po marrin ujë me autobot. Bëhet fjalë për "Ali Demin", "Shyqyri Ishmin" dhe "Shemsi Haka". Kjo ndodh pasi uji është i ndotur. Pas kronikës sonë dje, në listën e autobotit hyri dhe Kombinati. Ky autobot mban 8 metra kub ujë. Meqë mjekët rekomandojnë pijen e ujit në këtë vapë, mesatarja në ditë llogaritet 2.5 litra për njëri. Në këtë mënyrë mund të pijnë vetëm 2700 deri në 3000 vetë ku më të shkathtit marrin dhe për të larë enët dhe për të gatuar.
Numri atyre që furnizohen është tepër i vogël dhe kjo ndodh sepse Ujësjellësi ka vetëm këtë makinë. 2 orë i duhet për t'u furnizuar dhe orë të tëra për t'a shpërndarë ujin dhe kaq. Kush mbush fiton. Të tjerët presin të gdhijë e nesërmja. Në këto çaste boti ka mbaruar ujin, ndërsa shoferi 8 orarëshin e punës. Se kur do të rikthehet në lagjet tuaja, kjo i besohet vetëm rastësisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended