Historia e revolucionit te qershorit (24 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Sipas historianëve, nga viti 1920 deri në vitin 1924, shoqëria shqiptare ishte ndarë në dy grupime të mëdha. Në njërin krah qëndronin konservatorët që përbëheshin nga pronarët e mëdhenj të tokave, bejlerët dhe bajraktarët. Ky grupim kryesohej nga Ahmet Zogu. Në krahun tjetër qëndronin liberalët të përbërë nga intelektualë, borgjezia e vogël dhe politikanë progresistë me prirje perëndimore. Krahu i Zogut deri në vitin 1924 kishte pushtetin dhe në qershor të atij viti arritën të realizonin të parin revolucion demokratiko-borgjez në historinë e Shqipërisë.
Për këtë ngjarje të ndodhur 76 vjet më parë, historiani Gazmend Shpuza tregon:
"Më 24 qershor të vitit 1924 kur bëhet fjalë për një moment të rëndësishëm të historisë sonë, të përplasjes së forcave politike në Shqipëri në atë kohë, në Tiranë ishte vendosur qeveria demokratike e kryesuar nga Fan Noli. Ahmet Zogu në atë kohë ishte arratisur dhe ishte strehuar në Jugosllavi dhe përgatiste forcat me ndihmën e fashistëve dhe të tjerëve për t'u rikthyer në pushtet."
Krahu liberal qendroi në pushtet pak muaj. Ahmet Zogu i larguar për në Jugosllavi u rikthye me forca të shumta dhe rimori pushtetin. Në vitet '25 dhe '28 ai ishte presidenti i parë i Shqipërisë, ndërsa në vitin 1928 Parlamenti e shpalli mbret të shqiptarëve. Ahmet Zogu e mbajti kurorën deri në 5 prill të vitit 1939, dy ditë përpara se Italia fashiste të pushtonte Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended