Ora News - Vora sërish në protestë, pritet një takim me kryebashkiakun

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Banorët e Vorës protestuan edhe këtë të hënë kundër planit të ri urbanistik që ka të bëjë me rindërtimin pas pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Ata kundërshtojnë këtë plan pasi sipas tyre preken një pjesë e banesave të cilat nuk janë dëmtuar nga tërmeti dhe nuk ka nevojë të shemben.

Ata thonë se nuk ka transparencë sa i takon këtij plani, nuk ka një urdhër apo shkresë që u komunikon shembjen e banesave pasi ata do ta kishin ndjekur në rrugë ligjore.

"Informimi, dëgjesat publike, forumet, grupet e interesit nuk janë thirrur dhe nuk janë pyetur. Është njësia e qeverisjes vendore që e miraton këtë plan" tha një prej tyre.

Prej ditësh kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun e Vorës dhe sot kanë shpresa se ai do të presë një përfaqësi të tyre.

"Para gjysmë ore kisha një telefonatë nga vetë kryetari dhe më tha se në momentin që do të vij në institucion do të krijoni një përfaqësi dhe do t'ju sqaroj. Shpresojmë të jetë më vullnet të mirë kjo punë. Kur të zgjjdhen problematikat ne nuk ka ke më këtu, por na ke pro për të zhvilluar planin".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vora-serish-ne-proteste-pritet-nje-takim-me-kryebashkiakun

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv