Ora News - Punonjësit e Albpetrol sërish në protestë: Po hiqen specialistët dhe vendosen të paaftët

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Punonjësit e Albpetrol kanë dalë sërish në protestë për të dytën ditë me rradhë pasi, një pjesë janë paralajmëruar për largim nga vendi i punës, të tjerë për shkurtim deri në 60% të pagesës.

Në një lidhje për Ora News, një nga punonjësit e kësaj kompanie ka deklaruar se reforma nuk po bëhet në bazë të kritereve. Sipas tij, po hiqen specialistët dhe në vend të tyre po vendosen të paaftët.

Punonjësi: ''Deri tani nuk kemi marrë asnjë sqarim për situatën dhe jemi në pritje. Problematikat tona janë ato që kemi ngritur dje. E para shkurtimi i 250 naftëtarëve nga puna. Këto nuk zbatuan kriteret që nxorrën më parë por hoqën specialistët më të mirë pra më të vjetrit. Si puna ime që kam 42 vjet dhe shkurtohem sot. Duke u interesuar unë, Në vendin tim do vijë dikush tjetër, kjo është absurde. Si unë janë pjesa më e madhe e protestuesve që janë këtu. Dhe përfaqësuesi i sindikatës që foli sot nuk më duket se na përfaqëson denjësisht. Kur u bë reforma, ai ka qenë mbështetës i saj. Pse të jetë mbështetës i reformës dhe jo i naftëtarëve?''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/punonjesit-e-albpetrol-serish-ne-proteste-po-hiqen-specialistet-dhe-po-vendosen-t-paaftet

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended