Top News - Covid, alarm në Shqipëri/ Në 3 javë, rastet sa në tre muaj

  • 4 years ago
Në Shqipëri, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me koronavirus, janë thuajse në nivele të njëjta me ato të regjistruara përgjatë 3 muajve të parë që nga fillimi i epidemisë. Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla.
Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë asnjë tendencë rënie. Me ritme shqetësuese, po shtohen dhe viktimat. Për tre ditë me radhë, janë shënuar 7 vdekje. Në 17 ditët e fundit janë rregjistruar 22 viktima, ndërsa në total janë 56 persona që janë ndarë nga jeta
Në Shërbimin Infektiv, vijojnë të rriten të shtruarit, e veçanërisht ata në gjendje të rëndë. SIpas të dhënave të mesditës së sotme, në 24 orët e fundit nga 77 pacientë, 15 janë në terapi intensive dhe 2 të tjerë të intubuar.

Rastet me koronavirus, janë përhapur thuajse në të gjithë vendin, dhe të infektuarit po vërehen në ndërmarrje private dhe institucione publike. Ministria e Shëndetësisë vijon të përsërisë thirrjet drejtuar qytetarëve për zbatimin e rregullave të sigurisë. ?E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën kur nuk ruani dot distancën, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj të dashur. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Masat#SpitaliInfektiv#TopChannel

Recommended