Pandemia në SHBA/ Fauci-kemi një problem serioz

  • 4 years ago
Shefi i sëmundjeve infektive në shba, antoni fauci thotë se vendi ka një problem serioz pasi 16 shtete po shënojnë një rritje të rasteve të reja të koronavirusit. Në konferencën e parë për shtyp të task forcës së shtëpisë së bardhë në dy muaj, Fauci thotë se e vetmja mënyrë për ta kaluar gjithë këtë, është ta bëjmë së bashku.


Ndërsa ekspertët e shëndetësisë thanë se duhet bërë më shumë për të ndaluar përhapjen, zëvendëspresidenti Mike Pence, lëvdoi progresin e shteteve të bashkuara.
Më shumë se 40 mijë raste të reja u regjistruan në shba, në një ditë të vetme, të premten. Një total prej 40173 rastesh, sipas universitetit John Hopkins, ishte shifra më e lartë ditore deri më tani duke kapërcyer edhe rekordin që ishte shënuar një ditë më parë. Tani ka mbi 2.4 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 125 mijë viktima në shkallë vendi, më shumë se cdo shtet tjetër. Gjatë konferencës, task forca e sthtëpisë së bardhë i kërkoi po ahstu të rinjve të testohen edhe nëse ata nuk janë simptomatikë. Pence tha se presidenti i kishte kërkuar task forcës ti drejtohej amerikanëve në mesin e rritjes së infeksioneve dhe shtrimeve në spital në shtetet jugore dhe perëndimore. Në teksas, florida dhe arizona, planet e rihapjes janë ngrirë për shkak të rritjes së rasteve. E ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë në shba vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended