Ora News - Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Rama: "Kemi një problem me presidentin Meta" (e plotë)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Prej të shtunës kemi një problem me presidentin Meta"- u shpreh kryeministri Edi Rama në seancën jashtë radhe të mbledhur sot në Kuvend për të votuar dekretin e Presidentit Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Por ndërsa iu desh vetëm një orë për të firmosur dekretin e shkarkimit të Xhafajt, presidenti ende nuk ka firmosur dekretin për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm edhe pse ka kaluar afati 7 ditor.

Në një fjalim që zgjati mbi 15 minuta para deputetëve të maxhorancës, Rama tha se nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit.

"Mos është një pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?! Nuk dua ta besoj" tha Rama.

Ja pjese nga fjala e Rames


Rama: Që kur hyri në presidencë pas asaj dalldisjes fatkeqe të rrugës së Shqipëisë me flamurin e LSI-së ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe barazpeshuar qëndrimin, por qysh prej të shtunës në mbrëmje kemi një problem me presidentin e Republikës.

Kushdo ka të drejtën e vet të mos na besojë, kritikojë, por askush tjetër përveç popullit sovran as e ka dhe as e merr dot të drejtën të na pengojë në uhstrimin e mandatit tonë kushtetues. Kjo vlen dhe për presidentin.

Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit.

Edhe pse Kushtetuta nuk i njeh presidentit të Republikës as shprehimisht as me nënkuptim kompetencën për të refuzuar anëtarët e qeverisë, presidenti ka formuluar një letër pa asnjë referencë ligjore.

Për gjeneral Lleshin u kërkuan letra pastërtie si asnjëherë më parë.

Falenderoj për hulumtimin tejet skrupoloz të postierit të presidentit.

Mos është një pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?! Mua s'ma merr mendja

Koha e plotë që mori presidenti dhe fakti që në këtë vend ku dhe xhamia futet në thes dhe prifti

Për gjeneral Sandër Lleshin as vetë 'Kinoshqupi' nuk prodhoi ndonjë video apo audio për 7 ditë me radhë. Nuk janë pak.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-miratohet-shkarkimi-i-xhafajt-rama-fjalim-ne-kuvend-sander-lleshin

Recommended