Report TV - Basha: Me Presidentin, Rama e Meta mbyllën pazarin e pisët, fjala e plotë

  • 7 years ago
TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin nga çadra është fokusuar në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sipas tij, kandidatura e Metës e përzgjedhur nga socialistët vërteton pazaret që kanë bërë mes tyre PS e LSI.

Basha shprehet se, pasi hoqën me ligj cdo kompetencë të Presidentit dhe e shfuqizuan duke e barazuar me një drejtor poste rajonal, tani e trajtojnë si riufuxho për të mbyllur pazarin e pistë me anë të të cilit mendojnë se do asgjësojnë demokracinë shqiptare.

?Dita e sotme konsiderohet katërscipërisht se këta e konsiderojnë gjithçka plackën e tyre, këtu është katandisur demokracia
këtu ka përfunduar posti i presidentit të republikës të cilit ia shfuqizuan fuqitë dhe e trajtuan as si drejtor poste i Vlorës, tani e përdorin për të mbyllur pazarin e pisët me të cilin mendojnë se do asgjësojnë demokracinë?.

Basha theksoi se nuk do të lejojë që e majta të përdorë PD si alibi për zgjedhjet dhe paralajmëroi se ora e së vërtetës po afron. Kreu i PD u shpreh se, nuk do të lejojë kurrë marrjen peng të demokracisë.

Recommended