Covid-19, antitrupat nuk qendrojne pergjithmone | Lajme - News

  • 4 years ago
4 mijë bluza të bardha i janë nënshtruar testimeve serologjike në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi thotë se pozitiviteti i bluzave ta bardha është mjaft i ulët.

?Pozitiviteti është 5.5 %, edhe në popullsi do jetë me i ulët se kaq. Pasi teorikisht nëse është i ulët në një grup me risk që është në kontakt me personat me covid nën këtë shifër, popullsia e ka më të ulët?.

Por sa të mbrojtur janë personat që e kanë kaluar Covid-19? Mjeku Andi Koraqi thotë se antitrupat nuk janë të përhershëm dhe se ato mund të qëndrojnë 2 deri në 3 muaj.

?Çfarë është vënë re me Sars Cov 2, është që nxit antitrupa, por nuk e dimë a kemi antitrupa neutralizuese që të mbrojnë. Studimet tregojnë që ekzistojnë, por Sars Cov 2 nuk krijon antitrupa për gjithë jetën, por krijon antitrupa për një afat të shkurtër. Studimet tregojnë që shkojnë deri 2-3 muaj. Kjo do të thotë që nëse e kalon Covid-19 ti nuk mund të sëmuresh prapë?.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë tha se brenda këtyre tre ditëve nis kryerja e tamponeve edhe në QSUT.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/