Top News - Vuçiç për aktakuzën: Serbia të tregojë vetëpërmbajtje

  • 4 years ago
Pas reagimit të parë të Hashim Thaçit, erdhi dhe reagimi i parë i Aleksandar Vuçiç lidhur me aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës.


Vuçiç tha se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situatë.

?Ne duhet të të jemi të përmbajtur. E dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm?, deklaroi kreu i shtetit serb në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë europianë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të mërkurën se i ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaci, Veseli dhe të tjerët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e ?të tjerëve?, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksandarVuçiç#HashimThaci#TopChannel

Recommended