Ngjela: Vuçiç në SHBA po shkonte në gijotinë, do pranonte pavarësinë, Serbia do të dorëzohej

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



I ftuar në Ora News, avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë në lidhje me aktakuzën kundrejt Thaçit dhe Veselit.

Sipas Ngjelës, presidenti Thaçi nuk ka qenë konsekuent në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por palët në Kosovë e Shqipëri janë shprehur se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Spartak Ngjela: Përderisa Thaçi është thirrur do të shkojë, s?ka rrugë tjetër. Por çështja është pse në kohën ku do të shkonte në Washington? Dhe kryeministri nuk shkoi në një kohë kur Grenell tha se po e pret dhe në një kohë kur vetë kryeministri Hoti tha se do të drejtojë bisedimet? Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën.

Ne kemi pasur dyshime se Thaçi do të ndryshojë territore, të japë Kosovën e Veriut. Edhe vetë Thaçi vetë nuk ka qenë konsekuent, ai fsheh diçka. Por të gjitha palët, opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri, thanë se nuk ka ndërrim territoresh.

Boltoni ka qenë qysh në fillim kundër luftës, prandaj është pushuar nga puna nga presidenti nga puna. Presidenti i ri që erdhi e mori dhe ngriti orekset në Beograd. Kur u pushua sërish, u kaptuar që çështja kryesore e Kosovës do të ndryshojë. Presidenti nuk foli asnjëherë.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ngjela-vucic-ne-shba-po-shkonte-ne-gijotine-do-pranonte-pavaresine-serbine-do-te-dorezohej

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv