Palestra e riaftesimit ne Korçe - (1 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Në këtë palestër janë pacientë që kërkojnë t?i shkëputen prangave të sëmundjes dhe sporti ka qenë ilaçi më i mirë. Petrika Siveri ka mbetur 6 vjet i paralizuar në shtrat nga një sëmundje ende e padiagnostikuar. Atë që nuk e bëri mjekimi, këtu e ka sjellë sporti. Ndërsa këtë 30-vjeçar e goditi hemorragjia cerebrale. Gjysmën e trupit të paralizuar Gjergji po e risjellë në jetë falë sportit.

?Që në momentin e parë që kam ardhur këtu, ndjeva përmirësime. Përveç ushtrimeve, këtu kemi edhe kujdesin e mjekut, zotit Isuf?.

Ky i moshuar dy vjet më parë u godit nga një hemorragji cerebrale, tani ai mund të kryej ushtrime që edhe në rini do ta kishte të vështirë. Mjeku Isuf Saliçaj e ngriti këtë qendër aftësimi përpara 13 vitesh.

Mjeku Isuf Saliçaj:- ?Kjo qendër fillimisht u hap për të kuruar sportistët e dëmtuar dhe për të rivlerësuar sportistët, pastaj e pamë efektivitetin e tij dhe e përhapëm në popullsinë më gjerë?.

Në këtë mënyrë sporti mbetet miku më i mirë i shëndetit./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/