“Trevnik” do të rifillojë në Gjykatën Penale

  • 4 years ago
Gjykata e Apelit shfuqizoi aktvendimin e lirimit për gazetarin Dragan Pavlloviq- Llatas. Rasti ?Trevnik? do të rifilloj në Gjykatën Penale. Përveç Llatas, në këtë lëndë të ish PSP-së, akuzohen edhe dy vëllezërit e tij, për ndërtim joligjor të tre vilave në Zelenikovë të Shkupit. Gjykata Penale vendimin e Apelit e ka marrë dje. Për momentin s?ka detaje përse gjykata më e lartë ka vendosur ta shfuqizojë aktvendimin e lirimit. Vërtetim të aktvendimit të lirimit, ka kërkuar edhe Prokuroria e Lartë, që ka kërkuar ankesa e PSP-së të refuzohet. Sipas Llatasit, shfuqizimi i aktvendimit është hakmarrje.




?Këtë e konsideroj si hakmarrje personale politike të Zoran Zaevit, i cili siç është e njohur, ka kontroll absolut në Gjykatën e Apelit. Edhe ai edhe prokurori i shtetit Joveski edhe para vendimit të Apelit, para një viti e shqiptuan këtë vendim. Apeli solli vendim në kundërshtim me aktvendimin e lirimit dhe në kundërshtim me rekomandimet e Prokurorisë së Lartë, sipas kërkesave të Zoran Zaev?- deklaoi Dragan Palloviq- Llatas, gazetar.

Aktvendimin e lirimit Gjykata Penale e shqiptoi më 4 korrik të vitit të kaluar. Arsyetimi ishte se praktika ka treguar që nëse ekziston ndërtim joligjor dhe gjatë procedurës penale legalizohet, aktakuza tërhiqet. Llatas ngarkohet se ka ndërtuar tre vila, një për vete dhe dy tjera për vëllezërit e tij, në periferi të Shkupit pa leje ndërtimi. Përveç në ?Trevnik?, ai akuzohet edhe në rastin ?Total? për evazion fiskal. Të dy lëndët, PSP-ja i hapi në bazë të përgjimeve.




Bojan Stojanovski