Fenomeni shqetesues qe verehet tek nxenesit sot

  • 4 years ago
Programi ?Historia ime?, në Tv Klan u ndal ditën e sotme tek një fenomen mjaft shqetësues, siç është analfabetizmi. Të ftuara në studio ishin mësuesja e gjuhës shqipe, Natasha Kazmaj Kalemi dhe studiuesja sociale, Entela Hidri. Kalemi u shpreh se ajo që po vërehet tek nxënësit, në ditët e sotme është fakti se pavarësisht se ata janë prezentë në shkollë dhe lexojnë vazhdimisht, nuk janë në gjendje të bëjnë analiza ose interpretime të asaj që lexojnë. Kjo nuk është vetëm në pjesën e komunikimit të përditshëm, por edhe në të shkruar. Ky fenomen vihet re tek nxënësit në 9-vjeçare dhe ata në gjimnaz dhe sipas saj këto probleme pastaj pasqyrohen në fakultet, në fushat përkatëse.
Sipas një raporti të Bankës Botërore, rreth 50% e 15 vjeçarëve në Shqipëri janë analafabetë funksionalë. Hidri u shpreh se ky studim është kryer tek 15-vjeçarët sepse në këtë moshë ata kanë arritur një farë pjekurie në lidhje me të nxënit.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended