Nxehen gjakrat ne parlament mes Ralf Gjonit dhe Halit Valterit

  • 4 years ago
Seanca e sotme plenare është shënuar me një debat të fortë mes dy deputetëve opozitarë, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.

Debatet kanë ndodhur pasi Gjoni mbaroi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit dhe u drejtua për në karrige. Por siç duket edhe nga pamjet deputeti Gjoni nuk është pritur mirë nga kolegu i tij Halit Valteri.


Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë që të shuajnë sherrin mes tyre. Siç duket edhe në video, kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi shoqëron Valterin, i cili largohet nga tavolina ku ndodhej Ralf Gjoni.

Nuk dihet se çfarë është bërë shkak i debatit mes tyre pasi gjatë këtij momenti nuk kishte mikrofonë të ndezur pranë tyre.

Gjatë përplasjes në foltoren e Kuvendit po fliste ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/