Rudina - "Ne moshen 5 vjeçare kam shpetuar nga perdhunimi shoqen time 7 vjeçare"! (24 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #EtlevaKupsi

Në këtë pjesë të tretë do të kemi një tjetër të ftuar. Asaj shpesh herë i pëlqen të shkruajë dhe ka botuar dy libra, gjithashtu është moderatore e një programi në Radio Liria në Lushnje, mirëpo do të vijë të na rrëfejë një histori të një abuzimi seksual kur ajo ka qenë 5-vjeç, në vitin 1997. (Ajo ka qenë dëshmitare dhe ka penguar abuzimin seksual ndaj shoqen së saj, aso kohe 7-vjeç nga dy djem 15-vjeçarë.)Për të na rrëfyer më tepër për këtë histori por edhe për të ndarë me ne librin e saj të fundit "Sot është ajo Mbretëresha", vjen në studio Etleva Kupsi.

Etleva Kupsi, 27 vjeç e lindur në qytetin e Peqinit, jeton në Lushnje. Ajo është autore e dy librave. Libri i fundit i saj me prozë është "Sot është ajo mbreteresha" ku ne piedestal ngre gruan. Etleva Kupsi aktualisht është moderatore e programit "Përtej syve" në Radio Liria në Lushnje. Indicia për të shkruajtur libra apo për të mbrojtur gruan, Etlevës i vjen nga një ngjarje që ka hasur në moshën kur ajo ishte 5-vjeç. Në atë kohë ajo arriti të shpëtojë shoqen e saj nga një përdhunim. Ishte viti 1997, kur Etleva u shpërngul me prindërit e saj në Rrogozhinë. Ajo shumë shpejt u njoh dhe u miqësua më një vajzë të moshës 7- vjeçare. Etleva kujton se 2 djem rreth moshës 15-vjeçare tentuan të kapin me forcë shoqen e saj. E frikësuar nga ky veprim, Etleva vrapon të thërrasë gjyshin e vajzës, i cili arriti në kohë të ndalojë një përdhunim.

Këtë ngjarje pak kush e di, Etleva nuk e ka treguar asnjëherë pasi e ka patur të vështirë ta kuptojë dhe deshifrojë situatën në moshën që kishte.
Me kalimin e kohës, Etleva u rrit dhe tani ka kuptuar që kishte shpëtuar shoqen e saj aso kohe 7-vjeç nga një përdhunim.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended