46 viktima nga Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Një tjetër qytetar ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, duke çuar në 46 numrin total të viktimave që nga momenti i shfaqjes së pandemisë në vendin tonë. Ai është një 65-vjeçar nga Tirana, i cili prej ditësh gjendej në terapi intensive në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa vuante edhe nga diabeti dhe policitemia.

Ndërkohë, koronavirusi ka regjistruar 52 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2047 numrin total të të prekurve. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prania e virusit tashmë është identifikuar në disa qytete, por Tirana vijon të kryesojë.

?22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë. Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës?.

Numri i të infektuarve që kanë nevojë për trajtim spitalor vijon të jetë në rritje.

?Po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana?.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 persona, duke e çuar nën 1195 totalin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/