Ne Oren te Librazhdit riparohen kanalet vaditese (19 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Në këtë stinë e në vazhdim bujqërit ankoheshin nuk kanë ujë për vaditje dhe bima iu thahet në arë. Vjet në Librazhd, ka patur sherre pafund madje dhe të vrarë përsa i përket ujit. Sivjet duket se diçka është përmirësuar. Vetëm në komunën Oren janë derdhur 11 milion lekë dhe janë riparuar 14 kilometra kanal vaditës. Janë bërë tre ura që shërbejnë për kalimin e ujit ndërsa kapaciteti i kanalit është rritur në 100 metër kub në sekond.
Në fshatrat e tjerë janë ndërrur tubat e tjerë dhe është gërmuar aty ku janë krijuar shembjet. Nga ky përmirësim përfitojnë 10 mijë fermerë. Kanalet vaditëse u janë dhënë shoqatave të ujit të fshatarëve por disa prej tyre refuzojnë ti marrin në dorëzim sepse nuk kanë para ti mirëmbajnë. Nga ana tjetër fshatarët e Librazhdit kërkojnë të përmirësohen edhe ujëmbledhësin.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended