Miami Beach ne Golem, çel sezonin e plazhit - (18 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në Miami Beach sot u çel zyrtarisht sezoni i plazhit. Ky plazh privat në Golem është i hapur gjatë gjithë vitit. Prej nëntë vjetësh, këtu pushojnë rreth dhjetë mijë vetë në çdo sezon vere, ndërsa në të ardhmen pritet që edhe forma dhe brendia e Miamit të Golemit të ndryshojë. Në 5 vjeçarin e ardhshëm, ky breg pritet të kthehet në qytet turistik.

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, ka miratuar projektin përkatës. Qyteti i ri do të kushtojë 11 milion dollarë. Ky investim duket se vërtetë do të realizohet, jo thjeshtë se është privat, por në këtë ceremoni ku u shpallë, mori pjesë edhe kryetari i kuvendit Skënder Gjinushi, drejtori i policisë ndërtimore Proletar Roshi, etj./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/