Ndertime mbi kalane e Korçes - (18 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nën themelet e kësaj ndërtese, do të prehen për jetë mbeturinat e kalasë së Korçës. Duke gërmuar pranë ish-hotel Ilirisë, punëtorët gjetën këtë mur të vjetër të ndërtuar rreth 8 shekuj më parë, 1.8 metra të lartë. Arkeologët i kërkuan ndërtuesit të ndalonte punimet, e njëjta kërkesë iu bë edhe autoriteteve vendore, por askush nuk pati durim dhe mbi rrënoja u derdh guri dhe betoni i ndërtesës së re.

Pak njërëz e dinë që Korça ka patur kala, por studiuesi Nedai Thëllimi, sqaron:

Studiuesi Nedai Thëllimi:- ?Që Korça ka pasur një kala, kjo është një e vërtetë historike. Përmendet për herë të parë, në kronikën e lënë dorëshkrim nga Gjon Muzaka, të vitit 1510, në të cilin ai përmend, që më 1281 në kalanë e Korçës, ka qenë një sundimtar Andrea Muzaka, një paraardhës i Gjon Muzakës?.

Brenda këtij viti është hera e dytë, që ndërtohet mbi rrënoja arkeologjike./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/