Proteste kunder HEC-ve |Lajme-News

  • 4 years ago
Zona e Matit mbetet një prej zonave më të goditura sa i përket shkatërrimit të natyrës dhe lumenjve nga ndërtimi i hidrocentraleve. Një tjetër HEC është planifikuar të ndërtohet në Përroin e Sheshit dhe Dishit, degë të lumit Mat, në fshatin Gur i Bardhë. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në fshatin e tyre.

Ata shprehen se kanë dëshirë të investojnë në fushën e turizmit, pasi fshati Guri i Bardhë është një nga ?100 fshatrat? turistikë të shpallura nga qeveria. Por hidrocentralet do ta minojnë këtë potencial zhvillimi.

Projektet planifikohet të ndërtohen brenda peizazhit të mbrojtur Mali me Gropa ? Bizë - Martanesh. Investimet kapin shifrën prej 5.9 milionë Eurosh, ku brenda dy vitesh do të instalohet 8.8 MË fuqi për prodhimin e energjisë elektrike.

Nga jugu në veri të vendit janë rreth 700 HEC-e të tilla të cilat po shkatërrojnë natyrën. Për këtë arsye të mërkurën më 24 Qershor aktivistë që luftojnë për mbrojtjen e lumenjve, dhe banorë të Zall Gjoçaj, të cilët humbën betejën e parë në gjykatë, do të zhvillojnë një protestë para Kryeministrisë, për të ndalur futjen e lumenjve dhe përrenjve të vendit në tuba.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/