Kopshti Zoologjik ne Tirane - (11 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

"Këtu gjendemi në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, i cili shumë shpejt do të vetë-administrohet, gjë e cila do të thotë për këto kafshë se shumë shpejtë ato duhet ta nxjerrin vetë bukën e gojës. Kjo është një ide e hedhur nga bashkia".

Ndër banorët këtu, ujku është vendali, ndërsa shumica janë të ardhur edhe nga vende të tjera të botës. Edhe këta banorë të Tiranës janë nën juridiksionin e bashkisë, e cila ka hedhur së fundmi idenë e divorcit me ta.

Për të hyrë në Kopshtin Zoologjik duhet të paguash 50 lekë, ndërkohë që kafshët aty ushqehen me çdo ushqim që i ofrojnë vizitorët. Për idenë e ndarjes në llogari më vete punëtorët e këtij kopshti nuk pranojnë të flasin përpara kameras, por veçmas thonë se e di drejtoria më mirë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/