Tre viktima nga koronavirusi ne 24 ore | Lajme - News

  • 4 years ago
2 pacientë të tjerë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 në 41. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se orët e fundit humbi jetën një pacient 67-vjeçar. Ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer dhe nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.

Më herët, po në Spitalin Infektiv ndërroi jetë nga Covid-19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Këtë të enjte në vendin tonë vijoi numri i lartë i të infektuarve. 66 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit në Tiranë, Krujë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Fier, Tropojë, Lezhë dhe Elbasan. Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 1788, ndërsa mes tyre ka edhe fëmijë.

1086 janë shëruar ndërsa janë aktivë 663 persona në Tiranë, Shkodër, Krujë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/