Ne spitalet vendase mungojne skanerat (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Ky aparat quhet skaner dhe përdoret në mjekësi për të parë me imtësi pjesët e sëmura që nuk arrijnë të dallohen ndryshe. Skaneri dallon edhe një qelizë të vetme të sëmurë në çdo pjesë të trupit të njeriut. Për herë të parë kjo pajisje ka hyrë në Shqipëri në vitin 1989. Një skaner u vendos në Spitalin Ushtarak dhe tjera tek Neurokirugjia e Spitalit Civil. Që të dy nuk punojnë. Skaneri këtu ka pushuar së jetuari 7 vite më parë. Punonjësit thonë se shkak për prishjen e tyre kanë qenë luhatjet e energjisë elektrike.
Ndërkohë që skaneri i vetëm që punon është në një klinikë private dhe prej 4 vitesh punon shumë mirë pavarësisht se ndodhet në një zonë ku elektriciteti ikën dhe vjen si kudo. Sekreti i jetëgjatësisë së këtij skaneri ka të ngjarë të jetë çmimi pasi për një seancë, pacienti paguan 140 mijë lekë të vjetra ndërsa tek skanerat e spitaleve ka qenë falas.
Mjekët tregojnë se hera herës kanë vënë vetë lekë nga xhepi për të diagonstikuar një pacient të varfër ndërsa hallexhinjtë e tjerë i gjejnë nga kursimet apo dhe borxh. Edhe në këtë qendër në Tiranë të quajtur "At Luigji Monti" ka ardhur një skaner por ende nuk është instaluar. Pritet që në vjeshtë ai të vihet në punë. Ndërsa në Spitalin Pediatrik ka mbërritur nga Piza një skaner që edhe ai ende nuk është instaluar.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended