Hekuran Billa i vrau dajen, 22-vjecari arrestohet si autor i dyshuar

  • 4 years ago
Një 22-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Në një njoftim zyrtar për mediat, Policia e Shtetit tha se bëhet fjalë për nipin e Prel Markut, i vrarë në 2006-n nga viktima Billa, në Angli.

Identifikimi i 22-vjeçarit Sebastian Mali mësohet se është bërë nga kamerat e sigurisë. Ai dyshohet se e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjet e tij.

Ndalimi i tij vjen pas një operacioni të gjerë të zhvilluar nga autoritetet policore gjatë pasdites të së mërkurës në Tiranë, Durrës e Shkodër.

?Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ?Prokop Mima? Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B. Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për vëllain e Prel Markut, Viktor Marku. Ky i fundit dyshohet të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht nga Mali i Zi, një ditë para vrasjes së Hekuran Billës. Megjithatë nuk ka ende informacion nëse ka kaluar apo fshihet brenda territorit shqiptar.

Dy ditë pas vrasjes së Hekuran Billës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 11 Qershorit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, policia ngriti disa pista hetimi, por kryesorja mbetet ajo e hakmarrjes.

Për këtë arsye, autoritetet kanë tentuar të marrin në pyetje vëllain e Prel Markut, që mbeti i vrarë në vitin 2006 nga Billa në Angli, në moshën 20-vjeçare. 34-vjeçari është shpallur në kërkim policor, por uniformat blu nuk kanë mundur ende të bien në gjurmët e tij./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended