Formula e KQZ mban peng reformen zgjedhore | Lajme - News

  • 4 years ago
Ngërçi i krijuar të martën në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka pasuar një tjetër përplasje në distancë mes maxhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesit e kësaj të fundit kërkuan mbledhjen e Këshillit për të vijuar me draftimin e çështjeve të mbetura, mes të cilave edhe ajo për formulën e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në tre nivelet e këtij organi. Por bashkëkryetari i Komisionit të Reformës, Damian Gjiknuri, në përgjigje të kërkesës së opozitës e ka ftuar atë të sjellë një propozim të ri, me argumentin se amendamenti i sjellë për diskutim dje bie ndesh me marrëveshjen e 5 Qershorit.

?E gjykojmë një propozim jashtë marrëveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ-së. Për këtë çështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ-së duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdojë ky diskutim?.

Por demokratët e shohin këtë qëndrim të maxhorancës si tentativë të Kryeministrit Rama për të prishur dakordësinë e arritur me praninë e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore.

?Dhe për këtë arsye nuk po kërkon të ketë më rregullat, as ato të 2017-ës me të cilat manipuloi, vodhi zgjedhjet e 2017-ës. Tani kërkon më shumë, kërkon ose të marrë komisionet dhe të bëjë një 30 Qershor të ri, ku gjoja do të marrë pjesë edhe opozita. Ose të prishë koalicionet sepse e di që i vetmi shans mund të jetë, që të dalë si parti e parë dhe pastaj të fillojë pazarin e bagëtive?.

Paloka thotë se në tentativën për të kapur reformën elektorale, Rama ka kundër edhe faktorin ndërkombëtar që ndërmjetësoi dakordësimin e marrëveshjes.

?Ky njeri vazhdon të kërkojë, të vjedhë, manipulojë zgjedhjet. Nuk ka për ta lejuar kush dhe këtë herë Rama i ka të gjithë kundër, përfshirë edhe partnerët?.

Në kushtet kur replikat në distancë vijojnë nuk dihet se kur palët do të ulen në tryezën e Këshillit Politik për të përmbyllur ndryshimet në Kodin e ri Elektoral. Krahas formulës së KQZ-së ende dakordësia nuk është arritur edhe për kërkesën e opozitës në lidhje me procedurën e përshpejtuar për zhvillimin e prokurimit të teknologjisë për identifikimin biometrik në zgjedhje.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/