Top News - Kufiri me Indinë/ Pekini nuk dëshiron përplasje

  • 4 years ago
Kina deklaroi se nuk dëshiron më përplasje në kufirin me Indinë pas luftimeve që shkaktuan atje vdekjen e 20 ushtarëve indianë. Ministria e jashtme kineze e hoqi fajin nga vetja. Zëdhënësi i saj, Zhao Lijian tha se nuk duhet fajësuar Kina për përleshjen dhe insistoi se tani, situata e përgjithshme në kufi ishte e qëndrueshme. Sipas Lijian, të dy vendet po kërkojnë ta zgjidhin situatën përmes dialogut. Pekini e konfirmoi megjithatë se ka pasur ? konfrontime të dhunshme fizike? në zonën kufitare ndërsa nuk dha asnjë detaj nëse pati po jo edhe ushtria kineze jetë të humbura. Ai këmbëngul se ishin ushtarët indianë ata që provokuan përmes kalimit të kufirit dy herë gjatë ditës së hënë. India vetë ende po prêt përgjigjen e kryeministrit nacionalist Narendra Modi, I cili u takua gjatë ditës me ministrin e jashtëm, atë të mbrojtjes si dhe krerët ushtarakë. Modi deri tani është frenuar nga komentet publike, por lideri I opozitës Rahul Gandhi këmbëngul në urgjencën e një reagimi nga kreu I ekzekutivit. ?Përse po hesht kryeministri, ku po fshihet?, ka shkruar ai në Twitter. Sipas koreposndentëve të huaj, në Delhi ka pasur këto kohët e fundit një ? lloj nxitjeje për ta lënduar Kinën ekonomikisht?. Trupat e të dy vendeve në kufi kishin shfaqur prej disa javësh tashmë qëndrime agressive, duke shtuar ndjeshëm tensionet mes dy fqinjëve te pajisur me arsenal bërthamor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indi#Pekin#TopChannel

Recommended