Top News - Tunel dezinfektimi për të mbrojtur Vladimir Putin

  • 4 years ago
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbrohet nga koronavirusi përmes një tuneli të posaçëm dezinfektimi në të cilin kalon kushdo që viziton rezidencën e tij jashtë Moskës.

Tuneli i posaçëm, i prodhuar nga një kompani ruse me bazë në qytetin e Penzas, është instaluar në rezidencën e tij zyrtare në Novo Ogaryovo, pranë Moskës, ku ai pret vizitorët ? raportoi agjencia e lajmeve Ria. Foto të tunelit po ashtu janë publikuar nga RIA e në to shiheshin njerëz me maska që kalonin ndërsa spërkateshin me dezinfektues nga lart dhe anash.

Dimitri Peskov, zëdhënësi i Putinit, tha në prill se të gjithë ata që takonin presidentin rus personalisht, testoheshin për virusin. Një muaj më vonë, vetë Peskov tha se ishte infektuar. Rusia ka regjistruar 500 mijë raste të koronavirusit, numri i tretë më i lartë në botë pas Brazilit dhe SHBA, e kjo i atribuohet një programi të gjerë testimi. Rusia ka regjistruar më shumë se 7 mijë viktima deri më tani, më pak se shumë vende të tjera. Kritikët ndërkohë i vendosin këto shifra në dyshim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VladimirPutin#TopChannel

Recommended