Perurohet shoqata lumiere "Kujtim Cashku" (7 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Në ambientet e Kinostudios është përuruar sot shoqata lumiere nga kineasti Kujtim Çashku. Rikonstruksioni vullnetar i ambienteve të Kinostudios ka qenë shkaku i këtij konstruksioni që ka si qëllim kryesor rigjallërimin e vetëm të filmit shqiptar. Së shpejti në ambientet e Kinostudios do të ngrihet nga shoqata lumiere njësi informimi publike ku çdokush mund të gjejë informacionin kulturor të dëshiruar në lidhje me historikun dhe gjendjen e filmit shqiptar. Përveç kësaj, ndër të tjera shoqata ka si qëllim të stimulojë njerëz që marrin iniciativa vullnetare.
Një ndër këto iniciativa është puna që vazhdon në Kinostudio duke bërë ndriçimin e ambientit dhe rregullimin e gjelbërimit që deri tani ka qënë në një gjendje të mjerueshme. Shoqata lumiere e cila mban emrin e shpikësve të kinematografisë, do të realizojë dhe ngritjen e një shkolle kineastësh. Për këtë arsye për shoqatën lumiere janë interesur dhe shoqatat e huaja si ajo franceze dhe gjermane. Një gjë të tillë e kanë pohuar vetë atashet kulturore të të dy vendeve të cilët kanë shprehuar në bashkëpunime të mundshme me Albafilm Studio.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/