Covid-19, Rama: Nese vazhdojme keshtu, do te rimbyllemi |Lajme-News

  • 4 years ago
Rritja e numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar Kryeministrin Edi Rama që të bëjë paralajmërimin e dytë për rimbylljen e vendit.

Në një komunikim në Facebook, shefi i qeverisë bëri me dije masat që do të ndërmerren për të bërë të mundur uljen e numrit të të infektuarve.

Sipas Ramës, nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve, bizneset duhet të zbatojnë protokollet në të kundërt do të penalizohen, dhe qytetarët po kështu duhet të respektojnë masat e distancimit fizik.

?Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar. Po grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e Shtetit do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se numrat e lejuar do penalizohet individualusht. Së dyti, bizneset që nuk respektojnë protokollet nuk do të tolerohen më. Së treti, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, por do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike?.

Kryeministri paralajmëroi se një rimbyllje e dytë e vendit do të jetë shkatërruese për ekonominë, por nuk përjashtohet si mundësi nëse situata nga pandemia vijon të përkeqësohet.

?Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush qysh nga koha e Skënderbeut. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për çdo familje dhe për burimet e energjisë së rimëkëmbjes. Nëse do vazhdojmë kështu do të mund të na dhet të rimbyllemi, dhe pastaj do na duhet të përballojmë me shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm. Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët?, theksoi Kryeministri Rama.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/