Vështirësia e tezës së gjuhës shqipe dhe letërsisë i ka detyruar shumë maturantë nga Tirana por edhe nga rrethe të tjera të vendit që të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit por edhe të drejtojnë një lumë ankesash në rrjetet sociale ndaj hartuesve të tezës. Të rinjtë kanë ngritur pretendimin se në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk janë përfshirë pyetje nga programet orientuese e nga ana tjetër shumë pyetje me alternativa kanë qenë abstrakte. Ata janë shprehur se autoritetet e arsimit nuk kanë marrë fare parasysh që të rinjtë kanë zhvilluar shumë orë online duke mos qenë fare në shkollë për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër ka reaguar Ministria e Arsimit e cila është shprehur se nuk do të ketë ripërsëritje të tezës dhe se pas vlerësimit do të shihet çdo test sipas ankesave që do të depozitojnë të rinjtë. Autoritetet e arsimit janë shprehur se testi është hartuar nga mësues me eksperiencë mbi 20 vjet në arsim duke u mbështetur në programet orientuese që ju janë shpërndarë më parë të rinjve. Sot ndërkaq maturantët kanë provimin e matematikës. Nora Malaj, ish- Zv.Ministre e arsimit dhe që është marrë drejtpërdrejt me Maturën Shtetërore tha se "Përtej protestës së maturantët a mos vallë ka qenë tendencioze për të ndërtuar teza që shkallën e vështirësisë e kanë shumë të madhe në një kohë që maturantët nuk e kanë konsumuar të gjithë programin, ku maturantët kanë disa çelësa që nuk i kanë shumë të qarta ku pyetjet nuk e ndërtojnë dot mekanizmin për të testuar dijet e tyre. Pyetja që duhet të ishte ngritur është: A është asimiluar ky program. Faktet tregojnë që jo. Pra a ishte momenti për të bërë këtë eksperiment me maturantët këtë vit."-tha zv. Ministrja, Nora Malaj. Duke iu referuar pyetjes për poezinë e Lasgush Poradecit, ku asnjë nga alternativat për pyetjen nuk jepnin përgjigjen e saktë, ajo tha: "Mjafton dhe vetëm një nga pyetjet e testit gabim për ta kompromentuar të gjithë provimin".
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Category
📺
TV