• 4 years ago
Emetimi i eurobondit të Shqipërisë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, arriti një normë interesi të ulët për rajonin për shkak të trajektores së ulët të borxhit në 2019-n, vit që vendi ynë u godit nga tërmeti, ndërsa interesi dhe pyetjet e investitorëve lidheshin me axhendën europiane të vendit.

?Procesi i integrimit europian si konsolidim dhe hapja e negociatave, por njëkohësisht angazhimi i qeverisë për reformat dhe realizimi i tyre brenda një 5-vjeçari ishte një bilanc shumë i rëndësishëm në konfirmimin dhe konsolidimin e këtij besimi?.

Këtë sesion parlamentar qeveria do të miratojë paketën e rimëkëmbjes ekonomike, e cila përveç uljes së taksave për biznesin e vogël do të ketë dhe një plan intensiv investimesh me qëllim rritjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës.

?Post Covid, biznesi i vogël është i goditur më shumë nga të gjithë të tjerët dhe besojmë që nuk mjaftojnë një, dy apo tre vjet për ta rimëkëmbur veten, prandaj plani është 10-vjeçar?.

Anila Denaj thotë se nuk do të ketë rritje taksash për asnjë biznes, qoftë i madh apo i vogël, por ajo paralajmëron reforma në luftën kundër evazionit fiskal.

?Kemi parë dy pilarë të rëndësishëm mbi administrimin fiskal dhe rishikimin e lehtësive fiskale ndër vite nëse nuk kanë dhënë rezultat, por nuk kemi folur dhe nuk flasim dhe nuk do të flasim për rritje taksash?.

Ministria e Financave ka përfunduar draftin e ligjit për amnistinë, i cili po rishikohet pas komenteve të bëra nga njësia europiane kundër pastrimit të parave ?Moneyval?.

?Të gjitha parimet e deklarimit duhet të jenë të tilla që të ndiqen nëpërmjet sistemeve. Nuk do të ketë formate jashtë sistemeve. Edhe ky sistem nuk do të ketë devijime nga politikat më të mira të luftës kundër pastrimit të parave?.

Qeveria planifikon që për dy vitet e ardhshme të ketë një plan agresiv investimesh dhe lehtësish për biznesin si një rrugëdalje nga kriza e pandemisë dhe parashikon nisjen e trajektores të uljes së borxhit në vitin 2022.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended