Numer rekord te infektuarish gjate 24 oreve te fundit

  • 4 years ago
Numër rekord të infektuarish janë konfirmuar këtë të shtunë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar pozitivë 48 raste me Covid-19 pasi u testuan 270 persona të dyshuar. Ky është numri më i lartë i të infektuarve për 24 orë që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë.

Kryesisht këto infektime janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë si pozitive, por ka edhe disa raste të reja që janë në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës dhe Kamëz.

Edhe këtë të shtunë, kryeqyteti ka pasur një numër të lartë të infektuarish, 24 të tillë. 8 janë konfirmuar në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër dhe 1 në Elbasan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

Megjithatë vijon të ketë shtime në spitalin Infektiv. Aktualisht atje po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Numri i rasteve aktive është rritur dhe ka shkuar në 389 persona.

Rastet janë rritur nëpër aktivitete biznesi, institucione, pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime. Ministria ka bërë apel që qytetarët të respektojnë distancën sociale, ndërsa paralajmëroi që do të vijojnë kontrollet në subjekte tregtare për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimi me policinë për kontrollin e qytetarëve të konfirmuar pozitivë, por që janë pa shenja sëmundje./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/