Shtyhet edhe 1 jave hapja e transportit publik

  • 4 years ago
Anulohet hapja e transportit publik për në 15 Qershor. Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për shkak të situatës nga Covid-19, hapja e transportit publik do të shtyhet me 1 javë.

?Kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike?.

Sipas Rakacollit, edhe pse ditët e fundit ka një rritje të numrit të të infektuarve me Covid dhe atyre të hospitalizuarve, ekspertët e Komitetit Teknik e vlerësojnë situatën të qëndrueshme.

?Kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme. Pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situtën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar. Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes?.

Megjithatë, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e distancës, si dhe përdorimin e maskës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/