Prag Festivali "Marie Kraja" (31 Maj 2000)

  • 4 years ago
Në datën 2 Qershor në Teatrin e Operas dhe Baletit fillon festivali ndërkombëtar vokaloperistik "Marie Kraja". Ai organizohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Teatri i Operas dhe Baletit. Ky festival do të shfaqet 3 netë me radhë drejtpërsëdrejti nga Televizioni Klan dhe Telenorba.
24 këngëtarë do të këndojnë në dy netë ku në natën finale do të dalin 12 finalistë. Këta konkurentë të cilët do të jenë shqiptarë dhe të huaj do të përzgjidhen nga një juri e huaj prestigjoze ndërkombëtare prej 10 anëtarësh. Ky festival për herë të parë merr përmasa të tilla. Këtë e zbulon drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela e cila do të jetë dhe prezantuesja e këtij festivali.
"Këtë vit Festivali " Marie Kraja" do të ngrejë siparin ndërkombëtar të këtij festivali pra do të jetë një festival internacional që do të sjellë në skenën shqiptare artistë nga tre kontinentët, Amerika, Azia, Europa, të cilët gjatë kësaj jave do të lënë skenat e tyre për të konkuruar, për të interpretuar në skenën shqiptare drejt çmimit " Marie Kraja". E reja më e fundit e këtij festivali është qënia internacionale e këtij festivali. Ne sot presim artistët e huaj. Ata kanë filluar të vijnë. Sot presim sopranot nga Anglia, Nju Jork, Italia. Nesër do fillojnë të viijnë të tjerë ku natën e dytë vijnë anëtarët e jurisë sepse juria do të jetë internacionale. "
Kështu këtë vit ky festival i konceptuar në formën e një spektali televiziv, do të sjellë për publikun shqiptar atë që i ka munguar Teatrit të Operas dhe Baletit. Në festival do të ketë mjaft përshëndetës si balet, muzikantë dhe të ftuar. Një e veçantë tjetër janë dhe videoklipet për personalitetet e muzikës operistike shqiptare të cilat do të shfaqen gjatë të tre netëve. Festivali do të drejtohet nga tre dirigjentë. E veçanta tjetër e këtij festivali është se ai këtë radhë do ta presë publikun në ambientet e rikonstruktuara.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/