"Tik Tak 1 Qershor" mbledh femijet ne Qendren Nderkombetare te Kultures (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Konkurs ndërkombëtar me rastin e festës së 1 Qershorit. Dita ndërkombëtare e fëmijëve tani festohet ndryshe. Tradicionaliteti i saj ka mbledhur sot në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës 40 fëmijë nga Shqipëria dhe Kosova në spektaklin " Tik Tak 1 Qershor".
Të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë dhe në Shqipëri si dhe nga agjensia publicitare " Ajsberg" festës së fëmijëve i është dhënë një fytyrë tjetër. Talente në fusha të ndryshme si muzikë, vizatim, sport dhe valle si dhe interpretime të humorit ku këta fëmijë do të pëzgjidhen nga një juri ku në natën finale të 1 Qershorit do të jepen edhe çmimet.
Një mori fëmijësh kanë mbushur sot odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës duke duartrokitur dhe festuar të vetmen festë të tyre. Ky konkurs fëmijësh organizohet për herë të dytë nga agjensia publicitare " Ajsberg" pas atij të zhvilluar për Vitin e Ri " Tik Tak 2000".


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/