Kapet gupi i hajdutëve të makinave - (2 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Arrestohet në Tiranë një grup i akuzuar për vjedhjen e makinave. Operacioni është organizuar nga komisariati nr.3 i policisë në drejtimin e komisar Nikoll Vatnikës. Në pranga ka rënë 21-vjeçari Emiljano Muka, i dënuar një herë më parë për vjedhje. 27-vjeçari Arben Konja i dënuar më parë për tentativ vrasje dhe 48-vjeçari Medi Koloveri.

Këto janë një pjesë e makinave për të cilat ata akuzohen se i kanë vjedhur në periudha të ndryshme kohore, në rrugën ?Don Bosko? dhe ?Mine Peza? të kryeqytetit. Nga hetimet është mësuar se makinat e vjedhura i shisnin personave të tretë. Policia po heton edhe për një lidhje të mundshme këtij grupi me trafikantët e makinave në Laç, të cilët i shesin më pas ato në Malin e Zi./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/