Karantina shpetoi miliona vete

  • 4 years ago
Masat e ashpra bllokuese për frenimin e përhapjes së koronavirusit shpëtuan nga infektimi qindra miliona njerëz në gjithë globin dhe shmangën miliona vdekje. Në këtë përfundim arrijnë një seri studimesh të kryera nga ekipe të ndryshme shkencëtarësh në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, siç shkruan Washington Post.

Një ekip epidemiologësj nga i famshmi ?Imperial College London? arrin në përfundimin se masat bllokuese u shpëtuan jetën rreth 3.1 milionë njerëzve në 11 vende europiane përfshirë edhe 500 mijë në Britaninë e Madhe.

Këto masa ulën me 82% nivelin e infektimit me COVID-19. Sipas tyre, nëse infektimet nuk do të ishin shmangur në këto nivele, përhapja do të ishte shumë herë më e madhe dhe mund të shkaktonte një katastrofë shëndetësore që nuk është parë ndonjëherë në histori.

Po ashtu, masat bllokuese shpëtuan nga infektimi 60 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që aktualisht numërojnë mbi 2 milionë të prekur nga COVID-19, 1/3-ën e totalit të të gjithë globit, siç konstatojnë shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë.

285 milionë të tjerë shmangën po ashtu infektimet në Kinë. Të dhënat publikohen teksa në Shtetet e Bashkuara ka një debat të madh për heqjen e masave bllokuese për t?i dhënë frymëmarrje ekonomisë, çka mbështetet nga Presidenti Trump dhe kundërshtohet ashpër nga demokratët.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/