Top News - Maqedonia e Veriut/ Sërish rekord rastesh të reja

  • 4 years ago
Në Maqedoninë e Veriut të hënën është regjistruar një shifër rekord e të infektuarve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 70 vjeçar nga Kumanova dhe dy persona nga Shkupi, të moshës 62 dhe 78-vjeçare. Me këto viktima të fundit, totali në maqedoninë e veriut shkon në 156. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë regjistruar sërish në shkup ndërkohë që pasojnë shtipi, tetova, ohri, struga etj. Zonat me më shumë raste në shkup janë komuna e cairit, qendra dhe buteliu. Që nga regjistrimi i rastit të parë të koronavirusit në maqedoninë e veriut e deri më sot, janë bërë mbi 37 mijë testime dhe pozitivë kanë rezultuar 3152 perrsona. Të shëruarit ndërkohë janë 1653 dhe rastet aktive 1343. Vetëm në dhjetë ditët e fundit ndërkohë, në maqedoninë e veriut janë regjistruar më shumë se 900 raste të reja. Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka propozuar qeverisë rikthimin e kufizimeve strikte në ato që mund të konsiderohen si vatrat e koronavirusit; Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip. Ndalimi i lëvizjes së qytetarëve është propozuar të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#TopChannel