Top News - Maqedonia e veriut/ 4 viktima dhe 198 raste te reja

  • 4 years ago
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 198 raste të reja me të prekur nga Covid 19, nga 1382 teste të realizuara.

Sipas autoriteteve vendase numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është rritur në 8530, prej të cilëve janë shëruar 4565, kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni që prej fillimit të pandemisë janë 393 pacientë.

Sipas raportimeve, viktimat e sotme ishin të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova. Rastet më të shumta të të prekurve të rinj ishin në Shkup, 83 raste

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni tha se brenda 24 orëve të fundit ka patur edhe 97 pacientë të shëruar.

Në mes kësaj situate të rënduar pandemie, Maqedonia e Veriut ka zhvilluar edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Të hënën dhe të martën kanë votuar personat e prekur nga COVID-19, personat në izolim, si dhe të burgosurit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#TopChannel