Top News - Ekonomia pas Covid-19/ Berzh-do të ketë shumë probleme

  • 4 years ago
Borxhi publik, relativisht i lartë, si dhe likuiditeti i ulët me të cilin po përballej Shqipëria në fillim të krizës nuk e ka ndihmuar atë të ofrojë një paketë ndihme, si në nivelet rajonale. Këtë konstatim bën publik Matteo Colangeli, Drejtori i zyrës së Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë.

Ai sugjeroi se vendi ynë është para mundësive të reja, teksa zinxhirët e furnizimit global po shkurtohen dhe prodhuesit europianë po shikojnë mënyra për ta afruar prodhimin në shtëpi, Shqipëria mund të jetë në një pozitë të fortë për të tërhequr investime.
Colangeli tha se përtej mbështetjes afatshkurtër të likuiditetit, mendon se do të jetë e rëndësishme të krijohen kushtet për një model më gjithëpërfshirës të zhvillimit ekonomik, në të cilin një grup më i larmishëm i industrive, rajoneve dhe grupeve sociale të kontribuojnë dhe përfitojnë nga rritja gjatë periudhës së rimëkëmbjes.

Parashikimet ekonomike janë veçanërisht të pasigurta në situatën aktuale, pasi ato varen në një masë të madhe nga ecuria e COVID-19 dhe çfarë masash do të marrin qeveritë për ta frenuar atë.
Sipas Colangeli 4 janw arsyet. Së pari, rëndësia e konsiderueshme e turizmit në ekonominë e tij, i cili duke përfshirë kontributet direkte dhe indirekte vlerësohet se zë mbi 20% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Së dyti, lidhjet e ngushta tregtare me Italinë, një nga vendet më të prekura të Europës, ka të ngjarë të pësojnë ndërprerje, që do të ndikojnë në reduktimin e aktivitetit në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, siç është industria ?fason?.
Së treti, konsumi i brendshëm mund të tkurret më shumë se në vendet e tjera, si rezultat i karakteristikave të caktuara të ekonomisë shqiptare, siç është pesha e madhe e punësimit informal, i cili është veçanërisht i prekshëm gjatë një krize, si dhe nga rëndësia ende e lartë e dërgesave të emigrantëve, të cilat ka të ngjarë të bien.
Së katërti, Shqipëria hyri në këtë krizë pas tërmetit të nëntorit të kaluar, me një ekonomi, e cila kishte filluar tashmë të ngadalësohej.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MatteoColangeli#Berzh#TopChannel