BERZH: Ekonomia do të rritet, pavarësisht pasigurive politike

  • 7 years ago
?Ekonomia do të rritet, pavarësisht pasigurive politike?. Kështu e nis raportin e majit për parashikimin e zhvillimeve ekonomike Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për rajonin e Europës Juglindore ekonomia në të gjitha shtetet do të përshpejtohet gjatë 2017-ës më shumë se një vit më parë. Përjashtim bën vetëm Bosnja ? Hercegovina dhe Mali i Zi.

?Por këto projeksione janë pjesë e një risku të madh që lidhet me situatën dhe tensionet gjeopolitike në rajon. Në përgjithësi, klima globale shoqërohet nga një rritje e pasigurive politike, e cila nuk është përllogaritur në parashikimet që ne po bëjmë për këto ekonomi?, thotë raporti.

Për Shqipërinë, BERZH shkruan se rritja e ekonomisë do të jetë në nivelin 3.5%, e njëjtë me atë të vitit të shkuar. ?Disa projekte në sektorin e energjisë janë duke avancuar dhe po japin kontribut në rritjen ekonomike dhe shtimin e kërkesës, por sërish risqe potencialë të brendshëm janë të pranishëm?, thotë BERZH për vendin tonë.

Banka Europiane mbetet optimiste për ekonominë ne vendet e Ballkanit, por thekson se situata politike në rajon mund të trembë turistët dhe të largojë investitorët e huaj./Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended