Reagimi i PD për largimin e Shulit - (22 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Iku Miss Korrupsioni dhe erdhi bashkëfshatari dhe bashkëhajduti i nesërm i kryeministrit. Kështu e ka komentuar Partia Demokratike, dorëheqjen e ministers Shuli dhe zëvendësimin e saj. Por PD deklaroi sot se Shuli nuk është kampione e korrupsionit në qeverinë Meta. Sipas demokratëve me rokadën Shuli ? Nako, fillon një epokë e re në vjedhjen e parave të rrugëve shqiptare.

Pjesën e luanit në korrupsionin e rrugëve kanë deklaruar ata, nuk do ta ketë më Gjinushi nëpermjet Shulit, por vetë kryeministri Meta nëpërmjet ministrit FRESH-ist Nako. Për PD ndërrimi i fundit në kabinetin Meta është hipokrizia dhe tallja e radhës, me anë të korrupsionit.

Sipas drejtuesit të lartë demokrat, ku ndërrim kuajsh në karrocën qeveritare, nuk është gjë tjetër veçse zëvendësimi i një ministre ryshfetxhie me një ministër kandidat për hajdut./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/