Ristrukturimi i ushtrisë shqiptare - (21 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tani e tutje nuk do të ketë vetëm të rinj që paguajn miliona lekë për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak por edhe ushtarë për të qenë gjithmonë të mobilizuar. Parashikohet që ushtarët profesionist të përbëjnë 50% të ushtrisë shqiptare.

Ristrukturimi i ushtrisë parashikon reduktimin e forcave të armatosura në 31 mijë ushtarë në kohë paqe dhe 120 mijë në kohë lufte. Do të jenë rreth 10 mijë ushtarë profesionistë dhe pjesa tjetër ushtarë të shërbimit të detyruar. Krahas regjimentit të mbrojtjes civile, strukturave të ushtrisë do tu shtohet një brigadë e zgjeruar e reagimit të shpejtë për të vepruaar në operacione paqeruajtëse deh humanitare.

Krahas shtimit të oficerëve të rinj, nënoficerëve do tu jepen pozicione komandimi në terren. Përsa i përket trajtimit financiar në fund të këtij viti rrogat e ushtarakëve do të rriten deri në 70%. Aktualisht paga mesatare mujore e tyre varjon nga 15 mijë deri në 19 mijë lekë.

Ristrukturimi i forcave të armatosura bëhet në funksion të afrimit me parametrat e Natos. Në këtë kuadër në Qershor në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumkombëshe ushtarake ?Dragon 2000?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/